Vetitë kuruese të hardhisë së rrushit

Prishtinë | 06 Pri 2019 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Hardhia është një shkurre kacavjerrëse, me një frut të shijshëm. Fruti i saj, rrushi, përmban vitaminë C, acid urik, sasi të konsiderueshme sheqeri, deri në 25% kalcium dhe hekur, etj.

Vetitë kurative të hardhisë gjenden në gjethe, lastarë dhe fruta, sidomos në lëvoren e frutave. Duke qenë një laksativ i mirë, ai ngadalëson peristaltikën në zorrë, i jep energji organizmit dhe sidomos u këshillohet të majmurve, anemikëve, njerëzve që vuajnë nga tuberkulozi, hepatiti dhe veshkat. Shumë i këshillueshëm është konsumimi i rrushit të freskët nga të sëmurët e mushkrive, ndërsa pothuajse është i ndaluar për diabetikët, personat me tension të lartë të gjakut, insuficensë kardiake dhe ulcera, pasi përmban shumë sheqer.

Ndërsa rrushi i thatë, ka shumë elementë që çlirojnë energji dhe kuron më së miri nervozizmin, forcon sistemin nervor dhe rrit epshin seksual. Valesa e lëngut të rrushit përdoret në sëmundjet mendore, është diuretike kardiotonike, kuron temperaturën e lartë dhe sëmundjen e pneumonisë e tifos.

Uthulla e rrushit është qetësuese, përtëritëse e freskuese, nëse thithet nga hundët. Gjethet dhe lastarët e hardhisë janë të mirë në diarre kronike, menstruacione dhe gjakderdhje nga hunda. Bërthamat përmbajnë esencë alkoloide dhe vaj lulor. Ato këshillohen të eleminohen, pasi irritojnë stomakun. Por, nëse bluhen së bashku me farat e shegës së tharë janë mjekuese. Ngrënia e tyre bashkë me rrushin, aktivizon dhe vë në lëvizje zorrët.

Kurimi i reumatizmës

Një kurë rrushi u sjell shumë dobi atyre që vuajnë nga reumatizmi dhe artriti. Ajo fillon me 1 kg ditën e parë, pastaj shtohet gradualisht nga gjysëm kg në ditë, derisa arrin 5-6 kg në ditë. pas kësaj periudhe fillon pakësimi, me nga gjysëm kg rrush në ditë. Kura vazhdon për 15-20 ditë, ose edhe më shumë. Gjatë periudhës që zgjat kura, është mirë që si ushqime plotësuese të përdoren sallata dhe fruta të ndryshëm, por jo mish apo nënprodukte të tij.

Gurët në veshka e fshikëzën urinare

Gjatë krasitjes së hadhisë në pranverë, nga lastarët e prerë rrjedh një lëng i dobishëm që mblidhet në enë të pastra. Ky lëng konsumohet 3 herë në ditë, nga një filxhan para ushqimit. Terapia zgjat 5 ditë. Pas 5 ditësh konsumimi, guralecët në veshka dhe fshikëzën e tëmthit thërrmohen dhe mënjanohen në formë rëre.

Ekzema

Po me lëngun e mbledhur gjatë krasitjes së hardhisë, mund të kurohet e mjekohet shumë mirë edhe ekzema e lëkurës. Ato shpërlahen për disa ditë me radhë me këtë lëng, për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Tensioni i ulët i gjakut

Për të kuruar tensionin e gjakut në mënyrë natyrale këshillohet të konsumohet rreth gjysmë kg rrush i zi. Ai lahet e pastrohet mirë, për t’u konsumuar çdo gjysëm ore para mëngjesit, drekës apo darkës.

Përdorime të tjera:

Konsumimi i frutit esëll dhe jo shumë i pjekur kuron:

Aneminë

Kapsllëkun

Rrahjet e zemrës

Lëngu i hardhive pas krasitjes kuron:

Sëmundjet e lëkurës

Sëmundjet e syve.mapo

Të ngjashme