Veton Berisha reagon pas racizmit në Gjakovë: S’ka vend për lot krokodili

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane të Kosovës [PLE], Veton Berisha, ka bërë një reagim të ashpër pas rastit të shëmtuar që ndodhi në Gjakovë, ku dyshohet se janë diskriminuar në mënyrë racore disa të rinj të komunitetit egjiptian.

Berisha ka sulmuar ministrin në Qeverinë Kurti, Elbert Krasniqin, dhe anëtarët e partisë së tij që janë sistemuar në kabinetin qeveritar.

Ai ka kërkuar që të ketë veprime konkrete, dhe jo vetëm fjalë të cilat i quan “lot krokodili”.

“Kujt po i boni APELE o të mjerë po ju vet jeni shteti ju vet jeni pjesë e qeverisë, ju vet jeni pjesë e institucioneve ju jeni ata që duhet menjëherë me vepru konkretisht, keni bazë të mjaftueshme ligjore nese nuk keni bëjeni bazën ligjore” – ka thënë Berisha.

Ai paralajmëron se ditë edhe më të zeza do të vijnë për komunitetin në fjalë.

Statusi i plotë:

Po e shoh ministrin tonë e do deputet aksidental dhe do zv ministra po qesin lot Krokodili dhe po bëjnë APELE në Fb për veprimet e fundit raciste në Gjakovë e Prizren!!!

Kujt po i boni APELE o të mjerë po ju vet jeni shteti ju vet jeni pjesë e qeverisë, ju vet jeni pjesë e institucioneve ju jeni ata që duhet menjëherë me vepru konkretisht, keni bazë të mjaftueshme ligjore nese nuk keni bëjeni bazën ligjore…a keni mendu se është leht me qenë përfaqësues të popullit hajde tash tregojeni vehtën ose nese nuk keni takat lëshoni rrugë!

Kështu është kur e ki “bishtin e shkelur” qeshtu kur të zgjedhin tjerët e të detyrojnë me SHUJT!

Asgjë nuk është kjo qka ka me ndodh akoma…ju kam than o popull se keni mu kthy 20 vite mrapa!

Më vjen keq që skemi mundësi me vepru më tepër!

I shqetësuar jashtëzakonisht,

Vetoni

Të ngjashme