Vetura bie nga 10 m lartësi në rrugën Prizren-Reçan, vdes shoferi 70-vjeçar

| 06 Mar 2024 | 20:21 | Nga

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Prizren-Reçan, ku ka mbetur i vdekur një 70-vjeçar, ndërsa bashkëshortja e tij 67-vjeçare ka pësuar lëndime trupore.

Deri te vetaksidenti erdhi kur drejtuesi humbë kontrollin e automjetit dhe kalon në anën e majtë të rrugës e godet anësoren dhe bie poshtë në lugun e lumit.

“Me datë 06.03.2024 rreth orës 15:40 është raportuar për një vetaksident trafiku në rrugën Prizren-Reçan me pasoja fatale. Deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi (F.M. I lindur me 1954 , mashkull) nga fshati Llokvicë, Prizren, derisa ishte drejtuar automjetin humbë kontrollin e automjetit dhe kalon në anën e majtë të rrugës, e godet anësoren dhe bie poshtë në lugun e lumit, automjeti bie nga lartësi përafërsisht 10 metra. Si pasojë e aksidentit ngasësi mbetet i vdekur në vend”.

“Ndërsa pasagjerja (E.M. e lindur më 1957) ka pësuar lëndime trupore. Ajo është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren dhe pas tretmani mjekësor është liruar”, ka njoftuar policia.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor të Prizrenit.

Të ngjashme