Në lagjen “Tophane” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku.
Në aksident është e përfshirë një veturë zyrtare e EULEX-it si dhe një veturë civile e tipit “Renault”.
Prishtina Magazine mëson se vetura e EULEX-it ka goditur veturën e showmanit Naim Bunjaku-Xuxi, i cili së fundi ka aderuar në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Xuxi është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim. Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes.