Një person i moshë 46-vjecare ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti mbrëmë në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Sipas policisë një veturë “VW” pa targa regjistrimi ka goditur këmbësorin duke i shkaktuar lëndime të rënda, të cilave nuk ka mundur t’u mbijetojë në spitalin rajonal në Pejë, transmeton Ekonomia Online.
Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e tij, trupi i viktimës ju është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
“Sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa automjeti ishte duke qarkulluar në rrugën Pejë-Istog, me të arritur në vendin e lartcekur, këmbësori papritmas fillon ta kaloj rrugën”, bën të ditur policia e rajonit të Pejës përmes një komunikate për medie.
“Në këtë rast i dyshuari për shkak të afërsisë e godet me pjesën e parë anësore dhe viktima pëson lëndime të rënda trupore, i njëjti pas një kohe të shkurtër ndërron jetë”, përfundon komunikata.