Një këmbësore në fshatin Llugë të Podujevës është goditur nga një veturë dje në mëngjes.
Përmes raportit 24 orësh, është bërë e ditur se e njejta është dërguar në QKUK dhe është hospitalizuar.
“Fshati Llugë, Podujevë 09.11.2020 – 10:05. Vozitësi m/k me veturë, nga pakujdesia, ka goditur këmbësoren f/k. Viktima është dërguar në QKUK dhe është hospitalizuar pasi ka lëndime të rënda trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.