Një anije me emrin ironik “Sun Rio”, e cila po transportonte makina të përdorura nga Japonia në Rusi, lundroi në portin e Vladivostok me një kuvertë të mbushur me akull.
Meqenëse veturat me katër rrota ishin vendosur në një kuvertë të hapur, ato u mbuluan plotësisht me një shtresë të trashë akulli.
Edhe pse skena nga fotot duket apokaliptike, kjo nuk është një dukuri aq e rrallë në veriun e largët.
Ngrirja ndodhi për shkak të erës së lagësht të detit, valëve dhe temperaturës së ajrit nën zero.
Kushtet e tilla të motit mund të jenë shumë të rrezikshme për anijen, sepse për shkak të ndryshimit të qendrës së gravitetit, anija mund të anohet, gjë që rrit rrezikun e përmbysjes.
Fatmirësisht anija “Sun Rio” ka lundruar shëndoshë e mirë në port, por akulli i grumbulluar ka shkaktuar dhimbje të mëdha koke tek ekuipazhi dhe punonjësit e portit gjatë shkarkimit të makinës, të cilët kanë një punë të vështirë përpara për të hequr akullin nga automjeti. /Telegrafi/