Vetura me targa të Shqipërisë vetaksidentohet në Prishtinë, tre të lënduar

Prishtinë | 23 Qer 2019 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë lënduar nga një vetaksident në Lakrishtë të Prishtinës.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rreth orës 12:40 ka ndodhur një aksident rrugor në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ku ka qenë i përfshire një automjet. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Me këtë rast po merret njësiti i komunikacionit rrugor.

Vetura e përfshirë në aksident është me targa të Shqipërisë.

Të ngjashme