Dje në Prishtinë, ka ndodhur një aksident me ç’rast policia ende nuk ka arritur të identifikojë autorin.
Një grua është goditur nga një veturë e cila ishte në lëvizje.
Në raportin policor thuhet se ajo ka pësuar lëndime trupore dhe është dërgua për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur, transmeton Koha.net.
Policia gjithashtu ka treguar se ky rast është duke u hetuar.