Vetura shtyp këmbësorët në trotuar një i vdekur dhe 13 të lënduar (Foto)

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 18:42 | Nga

Një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe shtypi këmbësorët të cilët po ecnin nëpër trotuaret e sheshit Times Square në New York, duke lënë të vdekur në vend një person dhe lënduar 13 të tjerë, shkruan Daily Mail.

Departamenti i policisë së New Yorkut, ka mbyllur zonën ku ka ndodhur aksidenti, ku si pasojë e shpejtësisë së madhe shoferi humbi kontrollin mbi timonin, dhe përfundoi në trotuar duke shtypur këmbësorët.

Siç raporton Reuters, të paktën 13 persona janë lënduar të cilët mbetën në tokë, kurse fotografitë e postuar më poshtë shfaqin një veturë të kuqe të mbuluar nga tymi i zi.

Pas përplasjes vetura kishte përfunduar mbi rrethojat e betonit që ishin të vendosura në trotuar si preventivë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme