Personat që po vozisin vetura zyrtare, shpesh janë duke i shkelur rregullat e komunikacionit.
Në një video që një dëshmitar i rastit i ka dërguar redaksisë së Ekonomia Online shihet një veturë zyrtare me tabela 3Z-202-12, si thyen rëndë rregullat e komunikacionit.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:30, në rrugën magjistrale Gjakovë-Klinë, përkatësisht në fshatin Mrasor të Rahovecit.
Sikur shihet në video, vetura e tipit “Shkoda” bën tejkalim të rrezikshëm të kolonës, në kthesë dhe në vijë të plotë.