Veturat e duhanpirësve do të shiten dy mijë funta më pak

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Duhanpirësit do të humbin nga vlera e veturës së tyre kur ta qesin në shitje nëse tymosin brenda saj rregullisht.

Dhe kjo vlerë sipas ekspertëve nuk është e vogël, por sillet rreth dy mijë funta më pak, kur fjala është për Britaninë e Madhe.

Dy çështjet kryesore janë të dëmtimi fizik që i bëhet veturës në interior dhe pastaj në kundërmimi – diçka të cilët duhanpirësit nuk mund të vërejnë dhe mendojnë se zgjidhet duke përdorur aromatizues.

Rënia e vlerës së veturës në të cilën pihet duhani lidhet me përgatitjen e saj për treg, proces ky i cili atje llogaritet si i kushtueshëm.

Të ngjashme