Vetvritet një person në Suharekë

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Të enjten në fshatin Budakovë të Suharekës dyshohet se një person ka kryer vetvrasje.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj, i cili ka bërë të ditur se dje rreth orës 23:27 një person ka njoftuar në polici se babai i tij dyshohet se ka kryer vetvrasje.

Ai tutje ka bërë të ditur se i ndjeri ka qenë i moshës 59 vjeçare dhe sipas deklaratave të familjarëve ai kishte 10 vite që vuante nga depresioni.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj për SuharekaOnline ka thënë se policia ka dal në vendngjarje ku edhe ka sekuestruar një revole dhe 82 fishekë.

I ndjeri ishte dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve, është thënë se ai ka ndërruar jetë pasi kishte plagë të rënda.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme