Victoria Beckham blen me kredi apartament 24 milionë £ në Miami, plasin kritikat

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Victoria Beckham u përball me kritika të forta javët e shkuara, për shkak se ajo vendosi që të përfitonte nga shteti për të paguar 25 punonjësit e kompanisë së saj.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga publiku, sepse pasuria e Beckham kap vlerën e 335 milionë paund. Pas kritikave të forta, Victoria u tërhoq nga vendimi i saj dhe premtoi se punonjësve do të ju siguronte 80% të pagës gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi.

Por e gjitha nuk mbaron me kaq, sepse së fundmi është zbuluar se Victoria dhe David Beckham kanë marrë një kredi prej 10 milion paund për të blerë një apartament luksoz në Miami.

Duke qenë se ajo ka mundësi për të marrë një kredi për të blerë një tjetër shtëpi, shumë njerëz mendojnë që Victoria mund të kishte bërë të njëjtën gjë për të paguar punonjësit e saj dhe të mos mbështetej tek të ardhurat e mbledhura nga taksapaguesit britanikë.

Shtëpia e re e Victoria dhe David me 5 dhoma gjumi është e kompletuar me një zonë të veçantë për uljen e helikopterëve, një pishinë, spa, sallon flokësh, një bar dhe palestër.

Pavarësisht se kritikat për ta kanë qenë të forta, deri më sot çifti Beckham nuk ka reaguar, madje ditën e djeshme ata vazhduan të qetë me festimet për ditëlindjen e 45-të të David.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme