David dhe Victoria Beckham, këtë verë, do të festojnë 20-vjetorin e martesës së tyre.
Victoria Beckham në një intervistë për ET e ka bërë të qartë se ajo nuk ka në plan të bëjë diçka të madhe, si një ceremoni madhështore të ripërtëritjes të betimeve të tyre të dashurisë.
Megjithatë ajo nuk është përmbajtur pa folur për dashurinë e jetës së saj.
“Ne me shumë gjasë do të festojmë me fëmijët tanë. David është një bashkëshort dhe baba i mrekullueshëm, ai është gjithashtu partneri më i mirë i biznesit që dikush do ta donte. Ai me të vërtetë më mbështet në gjithçka që bëj”.
Beckham ka folur gjithashtu për lansimin e kanalit të saj në Youtube, ku ajo do të njoftojë fansat për udhëtimet e saj dhe të gjitha zhvillimet që kanë të bëjnë me punën si dizajnere e modës.
Kur është pyetur se deri në ç’masë do të lejojë ajo fansat e saj që të jenë pjesë e përditshmërisë së saj, Beckham ka thënë se ajo do të kujdeset të ketë një limit.
“Le të jem e sinqertë, dua t’i shtojë ndjekësit jo t’i humbasë ata. Do të mundohem të vë në pah sa më pak lakuriqësi. Ju do të mund të shihni çfarë ka brenda dollapit tim dhe sa e çrregullt jam unë.”.
“Do të ndaj edhe disa momente të caktuara me familjen, pa dyshim, pasi familja ime zë një vend të madh në jetën dhe përditshmërinë time”.