Vidal rrezikon 10 vjet burg

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 11:49 | Nga

Arturo Vidal do të gjykohet në Mynih së bashku me vëllain e tij Sandridno, për përfshirjen e tyre në një zënkë shtatorin e kaluar.

Arturo Vidal është shndërruar në temë kryesore të merkaros për dy ekipet kryesore italiane, Napolin (e kërkon Ancelotti, që mori vendin e Maurizo Sarrit) dhe Juventusin (shpreson në rikthimit e tij te bardezinjtë) që po duelojnë për shërbimet e kilianit.

Mirëpo më shumë se për destinacionin e tij të ri Vidal duhet të jetë shqetësuar për ecurinë e një procesi gjyqësor në Gjermani, teksa rrezikon të dënohet me burg.

Vidal do të gjykohet në Mynih së bashku me vëllain e tij Sandridno, për përfshirjen e tyre në një zënkë shtatorin e kaluar.

Sikurse informon Bild, Arturo Vidal ishte treguar i pakujdesshëm me ngritjen më shumë se ç’duhet të bërrylit, duke goditur të pranishmit e tjerë në një lokal, çka ka është pasuar me ndërhyrjen e forcave të sigurisë e për rrjedhojë edhe me një përplasje fizike mes palëve.

Vëllezërit Vidal akuzohen për dhunë me pasojë dëmtime fizike, dhe, nëse shpallet fajtor, mesfushori kilian mund të dënohet deri 10 vite burg, transmeton “SS”.

Një problem shumë serioz ky për 31-vjeçarin, që më shumë se për skuadrën e tij të re duhet të mendojë për të shmangur qëndrimin pas hekurave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme