Videoja e momentit kur një shqiptar që jeton në Irlandë shtrin përtokë dy persona ka bërë xhiro në Facebook. Deri tani ajo ka marrë mbi 5 milionë shikime, mbi 33 mijë share dhe mbi 30 mijë komente.
Shqiptari i punësuar në një klub nate në Irlandë për të ruajtur rendin apo për të parandaluar rrëmujën është përleshur me dy të rinj për arsye që nuk dihen.
Ndërkohë një shqiptar bën me dije se ky djalë është tropojan nga fshati Rrogam, shkruan panorama.
Ai thotë se ka bërë plot 12 vjet shkollë me të dhe e njeh shumë mirë. Ndërkohë, arsyeja pse kjo video është bërë kaq hit sot është për faktin se nëse duhej apo jo që njerëzit që merren me sigurinë e lokalit t’i rrihte të rinjtë.