Videoloja u “rrëmben” të fejuarit, vajzat peticion për të fshirë Fortnite

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 10:01 | Nga

Iniciativë e çuditshme e disa vajzave të cilat synojnë të rikthejnë tek vetja vëmendjen e të fejuarve të tyre, shumë të apasionuar pas videolojrave, shkruan tgcom.

Loja online Fortnite ka bërë që disa djem të lënë “pas dore” të fejuarat e tyre, si pasojë e përkushtimit ndaj kësaj loje.

Washington Post, në faqet e saj online vë në dukje iniciativën e të paktën dy vajzave “të tradhëtuara” nga të fejuarit e tyre, pikërisht prej kësaj loje, të cilat kanë nënshkruar një peticion për fshirjen nga faqet e internetit të kësaj loje.

Sipas Chloe DePalma, njërës nga autoret e hartimit të këtij peticioni, loja duket se “ka marrë në kontroll jetët e të dashurve tanë dhe po u bën lavazh truri”

Iniciativat duket se do të bëhen të shpeshta, pasi askush nuk beson se mund të fshish një lojë që numëron deri në 3.4 milionë lojtarë të deritanishëm, por janë të shumta gratë e vajzat që në Twitter, kanë bashkuar eksperiencat e tyre dhe disa syresh janë vërtet zbavitëse.

Ankesat lidhen më së shumti me vonesën në kthimin e përgjigjes së mesazheve të tyre drejtuar të dashurve të zemrës dhe mënyrës së përgjigjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme