Vidhen 19 ditarë në shkollën e mjekësisë në Pejë

Pejë | 20 Mar 2017 | 15:15 | Nga

Persona të dyshimit kanë hyrë në objektin e shkollës së mesme të mjekësisë në Pejë, duke vjedhur 19 ditarë në të cilët mbahen evidencat e notave të nxënësve.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Policia rreth orës 7 të mëngjesit ka marrë informatën se në rrugën “Esat Mekuli” në Pejë në shkollën e mesme të mjekësisë ka ndodhur një rast vjedhje. Njësitet relevante kanë shkuar në vend ngjarje dhe kanë biseduar me ankuesin”, ka thënë Ibraj. (Telegrafi)

Ibraj më tej ka treguar se personat e dyshimtë kanë hyrë brenda duke thyer xhamat e dritareve të banjës duke e pastaj kanë thyer edhe derën e blinduar të zyrës së drejtorit.

“Kanë vjedhur 19 ditarë ku mbahen evidencat e notave të të gjithë nxënësve të kësaj shkolle. Diçka tjetër nuk është vërejtur se ka munguar. Sipas drejtorit dera ka qenë e mbyllur që nga data 17 mars”, u shpreh Ibraj.

Ai më tej ka theksuar se personat e dyshuar ende nuk janë identifikuar dhe janë ende në kërkim nga policia .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme