Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një nga filialet e Valës në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën e UÇK-së, rreth orës 07:30.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për kryeqytetin Enis Pllana.
Pllana tha se po punohet për identifikimin e personave të dyshuar.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një rast Vjedhje e rëndë, që ka ndodhur në një lokal në rrugën UÇK në Prishtinë. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit në koordinim të plotë me Prokurorinë janë duke punuar për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar”, deklaroi Pllana.
Deri më tani nuk dihet se çka kanë arritur të marrin hajnat nga aty. /klankosova