Tri ditë pasi që në Pejë u arrestua një grupi i madh kriminal, i dyshuar për vjedhje në Gorazhdec, ka ndodhur një vjedhje tjetër, shkruan Tanjug, njofton Klan Kosova.
Është vjedhur vetura e Qendrës Shtëndetëos në Gorazhdec.
Vetura e vjedhur mbrëmë përdorje për transportimin e pacientëve në Mitrovicë.
Para tri ditësh, Policia e Kosovës me kumtesën që ia kishte dërguar radio Gorazhdecit, kishte njoftuar se kishte arrestuar një grup hajnash të organizuar.
Grupi kishte plaçkitur në disa qytete e fshatra të Kosovës. Sipas radio Gorazhdecit, ky grup kishte plaçkitur në vendet ku janë kthyer serbët dhe në Gorazhdec.