Vidhet një veturë në Vushtrri

| 19 Mar 2022 | 10:29 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar për vjedhjen e një veture në fshatin Mavriq të Vushtrrisë.

Sipas policisë vetura ishte me targa vendore.

Rasti po hetohet nga policia.

“Fsh. Mavriq, Vushtrri 18.03.2022 – 07:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga person-a të panjohur i është vjedhur vetura e tij me targa vendore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme