Vidhet një xhami në Kamenicë

| 23 Qer 2019 | 13:38 | Nga

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se dje në Kameicë disa persona të panjohur kanë vjedhur në xhami ku me mjete të forta kishin hapë një kasafortë dhe kane vjedhë një shumë të parave vlera e të cilave nuk dihet.

Raporti i plotë:

Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona  të panjohur  kishin depërtuar brenda në xhami, dhe me mjete të forta kishin hapë një kasafortë dhe kane vjedhë një shumë të parave vlera e të cilave nuk dihet. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Të ngjashme