Viets: Zgjedhjet e parakohshme humbje kohe

Prishtinë | 16 Nën 2016 | 11:12 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, ka thënë se zgjedhjet në Kosovë duhet të mbahen në vitin 2018, kur përfundon mandati i kësaj legjislature.

“Kosova ka ende shumë detyra për të bërë në këtë legjislaturë”, tha Viets.

Prandaj, ajo përsëriti qëndrimin se zgjedhjet duhet të ndodhin në kohën e paraparë në vitin 2018.

“Në të kundërtën, Kosova do të humbë shumë kohë që nevojitet për reforma në sektorin e drejtësisë, dhe në fusha të tjera, si në arsim, punësim dhe zhvillim ekonomik”, tha Viets, raporton Ekonomia Online.

Këto komente, ambasadorja Viets i bëri gjatë lansimit të projektit “Forcimi i formulimit të politikave dhe hartimit të legjislacionit”, projekt ky i cili përkrahet nga Bashkimi Evropian dhe shteti i Gjermanisë.

foto

Të ngjashme