Vihet gurthemeli i QMF-së në Strellc – Zemaj: Pacientët do të kenë shërbime cilësore

Deçan | 28 Jan 2021 | 12:53 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj,  ka marrë pjesë në përurimin e fillimit të punimeve në ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në Strellc të Deçanit, raporton Ekonima Online.

Ai ka thënë se kras investimeve që janë bërë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, kanë paraparë edhe ndërtimin e një objekti të QKMF-së, në këtë fshat.

Zemaj duke shprehur besimin se punimet në këtë objekt do të ecin shpejtë, është shprehur se në këtë QKMF, do tu ofrohen shërbime cilësorëve banorëve.

“Si Ministri e Shëndetësisë kemi paraparë që të kemi një objekt të përshtatshëm të zgjeruar, i  cili do të plotësojë kërkesat e banorëve të kësaj zone. Unë shpresoj që punimet të shkojnë sa më mirë. Dëshirojë që sa më pak të ketë pacientë që kërkojnë shërbime, mirëpo ata që do të kenë nevojë do të marrin shërbime cilësore”, tha ai.

Zemaj ka përgëzuar për punën stafin shëndetësor në menaxhimin e pandemisë.

Ndërsa, doktori Ramadan Tahiri ka falënderuar për këtë investim.

“Me këtë objekt sigurohet kushtet të mira për kujdesin ndaj pacientëve”, tha ai.

E pranishme në këtë ngjarje ishte edhe ministrja në detyrë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

Ajo tha se në këtë komunë janë bërë investime të mëdha nga Qeveria Hoti, si në  shëndetësi dhe kulturë, duke uruar që banorët t’i gëzojnë ato.

May be an image of 3 people and people standing
May be an image of 1 person and standing
May be an image of 1 person and standing

Të ngjashme