Vihet gurthemeli i stadiumit në Zhur, Gashi premton investime të tjera në këtë rajon

Zhur | 30 Tet 2018 | 10:54 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi ka marrë pjesë në vënien e gurthemelit të stadiumit të Zhurit.

Gashi bëri të ditur se ky projekt kap shifrën 700 mijë euro. Ai premtoi edhe investime të tjera në këtë regjion, raporton Ekonomia Online.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishëm historike për këtë lokalitet. Është projekt që financohet një pjesë të madhe nga ministria e Kulturës dhe një participim nga komuna e Prizrenit”.

“Zhuri njihet si një vendbanim që e ka pas një klub shumë të suksesshëm sot e kemi një mundësi të re që të jenë të kenë mundësi dhe hapësirë që të jenë të barabartë me komunat e tjera. 700 mijë euro, vitin e ardhshëm të jenë. Zhuri dhe kjo rrethinë meriton shumë më shumë”.

Ndërsa Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka e beson që kompania që do të merret me kryerjen e punimeve është serioze dhe do e përfundoj këtë projekt ashtu siç është paraparë.

Haskuka tha se shpreson që ky stadium të përurohet pas dy vitesh, raporton EO.

“Është investim i përbashkët. U vonuar pak në aspektin e fillimit të punimeve për shkak të çështjeve pronësore. Me sa e pash kompania deri tash kompania e ka bërë një punë shumë të mirë. Brenda dy viteve do të kemi hapjen e këtij stadiumi”.

“Besoj që me ofrimin e mundësive për trajnimeve do të kemi identifikim shumë më të hershëm të talenteve ashtu që shqiptarët nëpërmjet këtyre stadiumet të identifikojmë talente sa më herët ashtu që të jenë shtylla e sportit edhe në komunën e Prizrenit edhe në Kosovë. Besoj që kompania është kompani serioze dhe do të punoj ashtu siç është paraparë”.

Të ngjashme