Platforma e rrjetit social Facebook vuri në funksion sistemin e etiketimit të lajmeve të rreme për herë të parë në ShBA ku paralajmëronte përdoruesit me fjalët “i kontestuar” ose “i hedhur poshtë”.
Facebook gjithashtu aktivizoi një faqe të re “Ndihme” e cila shpjegon në detaje funksionimin e sistemit. Rrjeti social thotë se vërtetësia e përmbajtjeve të publikuara kur ato raportohen nga përdoruesi rishikohet nga organizata të pavarura të kontrollit të fakteve si Politifact dhe Snopes.com.
Parimisht firma e këtyre organizatave përcakton nëse një përmbajtje është e rremë ose jo. Këto organizata duhet ti përmbahen një Kodi Principesh i krijuar nga Instituti Poynter i Gazetarisë. Sigurisht në themel të principeve qëndron transparenca.
Impakti në shikueshmëri i etiketimit të një lajmi të rremë nga algoritmat e Facebook ngelet për tu mësuar. Teorikisht nëse përdoruesit mësojnë që kanë të bëjnë me një përmbajtje të rremë, pëlqimi dhe shpërndarja e saj do të ishte një gabim.
Si rezultat do të reduktohej edhe paraqitja e përmbajtjet në faqen kryesore të rrjetit social. Por periudha 7 ditore e nevojshme për vlerësimin e saj nga rrjeti social i jep kohë mjaftueshëm që të bëjë xhiron e botës.
Në foton e paraqitur kemi të bëjmë me një etiketim të një lajmi të rremë i cili thotë se ka patur rrjedhje informacion nga Shtëpia e Bardhë nga telefoni Android i Trump publikuar nga Seattle Tribune.
Kur përpiqemi të vizitojmë qendrën e ndihmës dedikuar etiketimit të lajmeve të rreme nga Shqipëria, rrjeti social thotë se përmbajtja nuk është e disponueshme në vendin tonë.