Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e LVV-së, Shpejtim Bulliqi, pas rezultatit zgjedhor të 17 tetorit, thotë se janë duke bërë një analizë të asaj se çfarë ndodhi atë të dielë.
Bulliqi, i cili është kryetari aktual i Podujevës tha se brenda partisë akoma nuk kanë diskutuar rreth vijave të kuqe apo koalicioneve të mundshme.
“Ne ende nuk jemi takuar me diskutu rreth vijave të kuqe as koalicioneve të mundshme, jemi duke bërë një analizë të asaj çfarë i ka ndodhur votës në përgjithësi dhe pastaj do të shohim çfarë do të ndodhë tutje”, tha Bulliqi për Blicin.
Ekrem Hyseni i LDK-së ka marrë më së shumti vota në garën për kryetar të Podujevës, pas numërimit të votave të rregullta. Ai ka marrë 44,30% të votave, ndërsa Bulliqi është radhitur i dyti me 44,00%.