Vikendi në Kosovë i ftohtë e me borë

Prishtinë | 25 Dhj 2020 | 20:08 | Nga Ekonomia Online

Të shtunën sipas Prishtina Weather, pritet të jetë mot kryesisht i vranët dhe me shi.

“Ditën më ftohtë, e të reshurat e shiut do të shndërrohen edhe në borë, që pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive”, njofton PW.

Ndërkaq të dielën do të jetë më ftohtë.

Herët në mëngjes reshjet e borës pritet të pushojnë, e pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale të shiut, të cilat më vonë pushojnë.

“Vende-vende mund të bie edhe shi i akullt”, thuhet në parashikim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme