Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit vdes edhe një pacient i infektuar me Coronavirus.
Bëhet fjalë për një person 48 vjeç, ka kumtuar drejtoresha e institutit “Batut” Verica Jovanoviq. Me këtë numri i viktimave të COVID-19 në Serbi është rritur në shtatë.
Ajo ka thënë se dita e djeshme ishte e vështirë për Serbinë, sepse për një ditë janë shënuar tri raste të vdekjes nga Coronavirusi, pas mbrëmë kanë vdekur edhe dy persona tjerë.
Në Serbi deri në ditën e djeshme janë regjistruar gjithsej 457 raste të konfirmuara të COVID-19, gjë që është për 73 raste më shumë se një ditë më parë.