Viktima të aksidentit te rrethi dy çifte, një 17-vjeçar po lufton për jetën

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 11:20 | Nga

Aksidenti që ndodhi mbrëmë pas mesnate në rrethrrotullimin në hyrje të Prishtinës ishte tragjik për një familje nga komuna e Vitisë, e cila humbi katër familjarë, kurse një i ri po lufton ende për jetën.

Indeksonline raporton se në aksidentin i mbrëmshëm kanë vdekur meshkujt E. Alidema dhe E. Alidema si dhe bashkëshortet e tyre N. Alidema e G. Alidema. Ata ishin nga komuna e Vitisë, me banim jashtë shtetit.

Kurse në QKUK po qëndron në gjendje të rëndë djali 17-vjeçar i njërit çift, Q. Alidema.

Policia ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:57 te rrethrrotullimi në kryqëzimin e magjistraleve Mitrovicë-Ferizaj dhe Fushë-Kosovë.

“Automjeti ka rënë nga ura kryesore dhe si pasojë katër persona kanë vdekur, ndërsa edhe personi i pestë në gjendje të rëndë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor”.

“Dy nga viktimat janë meshkuj të datëlindjes 1964, një femër 1967 dhe një tjetër 1970. Kurse në gjendje të rëndë është një mashkull i datëlindjes 2000 (17-vjeçar). Të gjithë personat kanë një mbiemër”, ka saktësuar policia.

Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore, emergjenca dhe zjarrfikësit kishin dalë në vendin e ngjarjes. Dy nga personat që gjendeshin në veturë kishin vdekur menjëherë, të tjerë vdiqën më vonë. Dëshmitarët kanë treguar se disa nga viktimat ishin bllokuar në veturën e dëmtuar shumë nga rënia prej një lartësie disametërshe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme