Është mbajtur “Të gjithë së bashku me një zë”, në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), raporton Ekonomia Online.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se nuk mjafton vetëm përkrahja e grave dhe lobimi i tyre për të drejtat e veta, por që duhet mbështetje e shoqërisë dhe institucioneve.
“Në shkurt 2018 Qeveria e Kosovës ka krijuar komisionin që të krijojë reparacione për të mbijetuarit e dhunës seksuale. BE-ja ka inkurajuar qeverinë që të sigurohet që procesi të vazhdojë. Rëndësia e të pasurit një komision të tillë nuk duhet nënvlerësuar”.
“Është mirë që aktivizim i grave në Kosovë është shumë i zhvilluar dhe është mirë që kërkojnë të drejtat e grave. Megjithatë duhet të përfshijnë të gjitha shoqërinë. Të gjithë duhet të paraqesin një rol përfshirë institucionet në përkrahjen e viktimave të dhunës seksuale”.
Jan Braathu, shef i misionit të OSBE, tha se për ta hequr stigmatizimin që u bëhet grave në Kosovë, duhet të diskutohet më shumë për këtë çështje.
“Kur kam ardhur në Kosovë për herë të parë nuk ishte e mundur të flisje për këtë temë, sepse ende kishte trauma, paragjykim të grave që po vuanin në heshtje më vjen mirë që kjo heshtje është thyer tani. Kjo çështje është sëmundje në shoqërinë kosovare dhe nuk do të largohet deri sa të diskutohet haptazi.
“Dhuna seksuale është krim pavarësisht kush janë viktimat, nuk janë vetëm shqiptarët e Kosovës viktima, por edhe të komuniteteve të tjera. Komuniteti kulturor i Kosovës meriton të lavdërohet për gatishmërinë të trajtoj çështje të vështira. Duhet të bëjmë përpjekje të heqim stigmën ndaj grave. Viktimat nuk duhet të viktimizohen për herë të dytë duke u përjashtuar nga shoqëria”.
Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruari O’Connell tha se Kosova ka bërë hap të madh dhe është e para që ka paraqitur një deklaratë të përbashkët mes krerëve të bashkësive fetare në Kosovë në mbrojtje të të mbijetuarave të dhunës seksuale, raporton EO.
“Autoret e fajit kanë faj për këtë krim, por për stigmën ne kemi faj. Nuk është mëkat me qenë viktimë e dhunës seksuale, ata që kanë kryer këtë akt kanë nevojë me kërkuar falje jo të mbijetuarit”.
“Na nevojitet përkrahej prej familjes. A jemi në të gjithë gati për të mbështet të mbijetuarit. A jeni gati të shkoni në shtëpi sot dhe t’iu thonë grave të juaja nuk e di a të ka ndodhë, por nëse të ka ndodhë edhe ty diçka do ta kesh përkrahjen time përgjithmonë”.
“Kosova është shoqëria e parë në botë që ka bë këtë hap. Shpresoj edhe të tjerët të dalin me një deklaratë të tillë”.