Viktimat e pushtetit

Prishtinë | 19 Gus 2018 | 08:36 | Nga

Vetëm me datën 12 gusht të këtij viti 8 vajza e gra dyshohet se i kanë rrahur, kanë tentuar t’i dhunojnë seksualisht dhe i kanë shantazhuar. Sipas raportit të Policisë së Kosovës për 24-orëshin e kësaj date, për sulmet ndaj grave të gjithë të dyshuarit janë djem e burra.

Ky “24-orësh i zakonshëm” për kosovarët ka rastisur të jetë me pak se një javë pasi një grua dhe një vajzë u vranë nga ish-bashkëshorti, respektivisht babai, pasi institucionet e drejtësisë dështuan t’u ofrojnë ndihmë edhe pse ishin në dijeni për kërcënimet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Burrat në shumicën e rasteve e kanë pushtetin në shtëpi dhe duke shfrytëzuar këtë “pushtet” ushtrojnë dhunë ndaj grave. Institucionet e drejtësisë, nga të cilat kërkojnë ndihmë viktimat e dhunës familjare, kryesisht udhëhiqen nga burrat.

Raporte vendore e ndërkombëtare janë kritike të ashpra ndaj këtyre institucioneve, të cilat, sipas tyre, duke mos reaguar me kohë , duke mos i trajtuar seriozisht rastet ose duke shqiptuar dënime të buta i kanë kontribuar “rritjes” së dhunës ndaj grave…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme