Poeti dhe studiuesi i njohur, Agim Vinca, do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë “Voix vives de Méditerranée” (Zëra të gjallë nga Mesdheu), i cili do të mbahet nga data 10 deri më 12 qershor të këtij viti në Gjenovë të Italisë.
Gjatë qëndrimit në këtë festival autori do t’i lexojë vargjet e tij para publikut në origjinal, kurse në italisht ato do të interpretohen nga aktorët vendës, transmeton kultplus.
Poezitë e Agim Vincës në italisht janë përkthyer nga përkthyesja dhe studiuesja Blerina Suta, pedagoge e letërsisë në Universitetin e Elbasanit dhe të Napolit.