Vincenzo Iaquinta pritet të përfundojë në burg, akuzohet se e ndihmoi “Ndrangheta”

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 14:07 | Nga

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Italisë, Vincenzo Iaquinta raportohet se po përballet me gjashtë vjet burg për lidhje të dyshimta me mafinë.

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2006 u padit përsëri në dhjetor të vitit 2015 për posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit, sipas Deutsche Welle dhe AFP, si dhe synimin për të ndihmuar ‘Ndrangheta”, mafinë kalabriane.

Më shumë se 140 njerëz janë duke u gjykuar në lidhje me këtë rast, një prej të cilëve është babai i ish-lojtarit, për të cilin prokurorët po kërkojnë 19 vjet burgim.

 

Disa të dyshuar mendohet se kanë ndihmuar në mënyrë të paligjshme Ndrangheta të fitojë projekte të ndryshme të rindërtimit në rajonin e Emilia-Romagnas pas dy tërmeteve të vitit 2012.

Të tjerë besohet të kenë ndihmuar Ndrangheta të depërtojë në veri të Italisë, ku organizata tradicionalisht është më e dobët.

Ndër akuzat që po bëhen kundër të pandehurve të ndryshëm janë faturimi i rremë, mashtrim, fajde dhe zhvatja.

Iaquinta ishte lojtar i Udineses, Juves dhe Cesenas ndërsa shënoi gjashtë gola në 40 paraqitjet për Italinë para se të dal në pension në vitin 2012.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme