Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropain, Viola von Cramon i ka uruar mirëseardhje në Prishtinë ambasadorit të ri të SHBA-së, Jeff Hovenier. Viola von Cramon shkroi në Twitter se mezi pret të takohet me ambasadorin e ri amerikan, i cili sot ia dorëzoi kredencialet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. “Mirë se erdhët në Prishtinë Ambasador […]
Viola Von Cramon mirëpret ambasadorin e ri amerikan në Prishtinë: Mezi pres të takohemi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropain, Viola von Cramon i ka uruar mirëseardhje në Prishtinë ambasadorit të ri të SHBA-së, Jeff Hovenier.
Viola von Cramon shkroi në Twitter se mezi pret të takohet me ambasadorin e ri amerikan, i cili sot ia dorëzoi kredencialet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
“Mirë se erdhët në Prishtinë Ambasador Hovenier! Mezi pres të takohem me ju dhe ekipin tuaj dhe ta përforcojmë bashkëpunimin e mëtejshëm BE – SHBA”, shkroi ajo.
Ndërsa ambasadori Hovenier u shpreh i nderuar për nisjen e detyrës në Prishtinë si ambasador i SHBA-së.
“Të përkushtuar për ndërtimin dhe forcimin e partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, kosovarëve dhe amerikanëve”, shkroi ambasadori amerikan në Twitter.
Welcome to Pristina Ambassador Hovenier! I look forward to meeting you and your team & reinforcing further ?? – ?? cooperation. https://t.co/fuY2a1Q0HY
— Viola von Cramon ?????? (@ViolavonCramon) January 10, 2022











