Frika nga COVID-19 nuk po i ndalon italianët të votojnë në një referendum kushtetues për uljen e numrit të parlamentarëve, si dhe për zgjedhjet në shtatë rajone dhe në qindra fshatra dhe qytete.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pjesëmarrja në të gjithë vendin për referendumin ishte 39.38% në fund të së dielës, në ditën e parë nga dy ditët, tha ministria e brendshme.
Vendet e votimit u rihapën në 7:00 të hënën dhe mbyllen në 15:00.
Njerëzit po votojnë nëse do të miratojnë një ligj kushtetues që ndryshon Kushtetutën Italiane për të ulur numrin e deputetëve në parlament, nga 630 në 400 në Dhomën e Deputetëve dhe nga 315 në 200 në Senat.
Zgjedhjet rajonale po zhvillohen në Veneto, Campania, Toskana, Liguria, Marche, Puglia dhe Valle d’Aosta.