Visar Azemi : ZRRE nuk e rriti çmimin e rrymës pas skandalit me njehsorët, nuk do të ndalemi

Prishtinë | 11 Pri 2026 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i LDK-së, Visar Azemi, ka thënë se vendimi i ZRRE-së për të mos i rritur tarifat e energjisë elektrike vjen pas ekspozimit të problemit me orët e rrymës. Sipas Azemit, pa u zbardhur e vërteta me çështjen e orëve elektrike nuk do të ketë lëvizje të çmimit të rrymës.

“Pas skandalit të madh me njehsorët elektrikë dhe pas kërkesës sonë të qartë që të mos merret asnjë vendim për ngritje të çmimit të energjisë elektrike pa u zbardhur e gjithë e vërteta, ZRRE ka njoftuar për mos-ngritje të tarifave të energjisë elektrike”, ka shkruar Azemi.

Ai ka thënë se kjo është një fitore për qytetarët dhe një dëshmi se kur ngrihet zëri dhe kur kërkohet drejtësi, rezultatet vijnë.

“Por beteja nuk mbaron këtu.Nuk do të ndalemi deri sa ky skandal të zbardhet plotësisht, përgjegjësit të dënohen dhe qytetarëve t’u kthehen paratë e vjedhura”, ka shkruar Azemi.

Të ngjashme