Visar Ymeri përfundimisht ndan rrugët me Lëvizjen Vetëvendosje (Foto)

Prishtinë | 22 Mar 2018 | 14:26 | Nga

Dikur ishte dhe kryetar i saj por tashmë Visar Ymeri duket se ka ndarë përfundimisht rrugët me Lëvizjen Vetëvendosje.

Pas dorëheqjes publike të cilin e bëri ditë më parë ku pasoi dhe zyrtarizimi i grupit parlamentar, ai ka bërë edhe hapin e tij të fundit.

Pikërisht në ditën dhe kur u votua demarkacioni, ish kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka lënë të nënkuptojë se i ka dhënë fund edhe punës së tij në Vetëvendosje.

Kështu të paktën duket pasi në profilin e tij zyrtar në facebook figuron dhe momenti kur ai ka specifikuar në datë largimin përfundimtar të tij nga ky subjekt partiak duke ndryshuar dhe statusin e tij të punës.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme