Visar Ymeri s’e përjashton mundësinë e krijimit të një partie të re

Prishtinë | 19 Jan 2018 | 23:00 | Nga

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, nuk e ka përjashtuar mundësinë që grupi i të pakënaqurve brenda këtij subjekti të formojë parti të re.

Si i ftuar në një emision televiziv, ai ka deklaruar se ende nuk është diskutuar një mundësi e tillë, por se ajo ekziston, siç ekziston edhe mundësia e qëndrimit në Vetëvendosje.

“Ka një grup të anëtarëve të pakënaqur, por nuk është diskutuar si opsion dhe natyrisht do të jetë vendim i të pakënaqurve se si do të ecim përpara”.

“Por nuk e përjashtoj si mundësi, ashtu siç nuk e përjashtoj mundësinë e qëndrimit në Lëvizjen Vetëvendosje”.

Të ngjashme