Në kuadër ta takimeve e tubimeve të shumta me qytetarë, Kryetari Visar Ymeri është takuar me gra dhe vajza nga komuna e Gjakovës. Në tubimin e organizuar u diskutua mbi rëndësinë e angazhimit politik dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së tyre në jetën publike e kontributin për të mirën e përgjithshme.
Kryetari Ymeri potencoi se qeverisja e Vetëvendosje nuk mund të realizohet nëse nuk angazhohen të gjithë, pa dallim. Ai tha se vetëm së bashku mund ta bëjmë Kosovën të barabartë për të gjithë.
Kurse, nga ana tjetër u theksua nevoja për ndryshim, të cilët qytetarët e kanë në dorë dhe mund ta bëjnë me votën e tyre me 11 qershor, duke ofruar mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje, si i vetmi subjekt politik që e ka prioritet interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj.