Shkrimtari i njohur shqiptar Visar Zhiti është nderuar ditën e sotme me çmimin e madh “Le Grand Prix De Poésie”
Ky është edhe çmimi më i madh i Akademisë së festivalit botëror të poezisë.
Jo vetëm kaq, por poeti shqiptar gjithashtu mori edhe medaljen “Mihai Eminescu”, për meritat e tij në veprimtarinë kulturore kombëtare dhe botërore duke u shpallur “Anëtar Nderi i Akademisë”.
Eventi është mbajtur ditën e sotmë në Craiova, të Rumanisë.
Zhiti është shkrimtar,poet, gazetar, përkthyes si dhe diplomat i mirënjohur shqiptar. Ai i ka marrë të gjitha çmimet e larta letrare që jepen në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Gjithashtu shkrimtari shqiptar ka marrë shumë çmime letrare në Itali si “Leopardo d’oro”, “Ada Negri”, “Mario Luzi”, atë të karrierës si dhe në vende të tjera. Emri i tij gjendet edhe në enciklopedi të huaja. Aktualisht Zhiti jeton në Chicago, SHBA.