Acar dhe ditë të akullta pritet të jenë gjatë fundjavës, derisa sot priten edhe reshje të dobëta bore.
Nga fundjava acari polar vërshon mbi rajonin tonë, ku sjell ulje të ndjeshme të temperaturave.
Ditën e shtunë edhe priten reshje të dobëta bore kryesisht orëve të mbrëmjes, ndërsa ditën e diel do të ketë edhe më shumë kthjellime.
Acari vazhdon edhe në fillim të javës së ardhshme, me vransira e kthjellime, dhe rënie të ndjeshme të temperaturës. Nuk përjashtohen mundësi edhe për rrebeshe të dobëta bore, ditën e hënë dhe mërkurë.
Qarkullimi i mirë ajror gjatë ditës edhe mund të ndihmojë në shpërndarjen e ndotësve ajror, ku indeksi edhe kalon në vlera të pranueshme, por me zgjatjen e periudhave të qetësisë orëve të mbrëmjes, vlerat e ndotjes kalojnë edhe në të dobëta e shumë të dobëta.
22.01 – Shumë ftohtë. Paradite kthjellime. Ditën me vransira, e priten edhe reshje bore, që vazhdojnë edhe orëve të mbrëmjes.
23.01 – Kryesisht me kthjellime e shumë ftohtë. Në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore, përreth viseve malore.
24.01 – Shumë ftohtë, me vransira e intervale me diell. Mundësi për reshje të dobëta bore herët në mëngjes.
25.01 – Mbetet mot shumë i ftohtë, por kryesisht me kthjellime. Pasdite dhe në mbrëmje vransirat shtohen.
26.01 – Kryesisht me vransira dhe ftohtë. Vende-vende me mundësi edhe për reshje të dobëta bore.
Temperaturat zbresin ndjeshëm nën nën vlera mesatare, minimalet zbresin edhe deri në -10C e -13, e maksimalet në -2 e 0C, e ditën e hënë edhe në -5C. Era frynë kryesisht nga krahu verior mesatare 6-12m/s, e ditën e martë më e lehtë. Shtypja atmosferike me tendencë të rritje lartë mbi vlera normale.