Andres Iniesta ka dhuruar spektakël në Japoni gjatë ndeshjes që Vissel Kobe i tij ka luajtur në Champions Leaguen aziatike kundër Johor DT.
Ish-ylli i Bacelonës ka qenë autor i një pasimi magjik prej 45 metrash që ka mrekulluar të pranishmit dhe që ka çuar te goli i parë i vendasve.
Takimi është fituar 5 me 1 nga Vissel Kobe.