Viti 2020 ka qenë sfidues për Telekomin e Kosovës, kështu thuhet në komunikatën e tyre dërguar për media.
Kjo korporatë përgjatë vitit është ballafaquar me shumë vështirësi duke përfshirë pandeminë që ka shkaktuar humbje të mëdha financiare, përkatësisht në rënien e të hyrave si dhe kan perfomuar me staf esencial.
Ndërsa, moment tjetër sfidues, Telekomi e cilëson përballjen me kontestet gjyqësore, Arbitrazhet, bllokimi i llogarive bankare dhe tërheqja e mjeteve financiare të Telekomit të Kosovës për shkak të inicimit të procedurave përmbarimore.
Përkundër gjithë këtyre sfidave e vështirësive që vërtetë kanë kanosur operimin dhe funksionet e korporatës, Telekomi i Kosovës ka vazhduar të përmbush kriteret e rekomanduara në standardet ndërkombëtare duke ofruar shërbime të pandërprera të komunikimeve elektronike për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe gjithë përdoruesit e Telekomit të Kosovës.
Si aktivitete me rëndësi dhe të arritura të Telekomit të Kosovës përgjatë vitit 2020, pa asnjë dyshim mund të parashtrohet momenti i ruajtjes së Integritetit dhe sigurisë së shërbimeve mobile dhe fikse, që ofrohen nga infrastruktura e integruar telekomunikuese e Telekomit të Kosovës, zvogëlimi i shpenzimeve operative, përkatësisht të zvogëlimit të pagave deri në 60 % që kanë mundësuar kursim vjetor, zvogëlimin e qirave të nyjeve të qasjes dhe të pikave të shitjes.
Bordi dhe menaxhmenti kanë hartuar planin e rimëkëmbjes së korporatës, planin e detjuar për investime strategjike, qoft përmes kredimit qoft përmes ndihmës së aksionarit, qeverisë së vendit.
Ky plan i rimëkëmbjes ka paraparë investime milionëshe në infrastrukturën e Telekomit me qëllim të rritjës së cilësisë së shërbimeve tona, ruajtjen dhe rritjës së numrit të konsumatorëve si dhe rritjen e vlerës së korporatës.
Me gjithë këto sfida veprimet e ndërmarra nga menaxhmenti aktual dhe bordi i përkohëshëm kanë bërë që të ruhet stabiliteti financiar i korporatës, të paguhen borgje të mbledhura ndërvite.
Angazhimi i gjithë punonjëseve të Telekomit të Kosovës do të jetë edhe më i madh në vitin 2021 dhe me këtë përveç tjerash synohet që kompanisë tonë e cila ndër vite ka qenë element kyç në zhvillimin ekonomik t’i rikthehet krenaria.