Viti akademik për studentët në Shqipëri fillon më 2 nëntor

Prishtinë | 30 Sht 2020 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Tashmë është zyrtare, më 2 nëntor do të nisë viti akademik për institucionet e Arsimit të Lartë.

Në një urdhër të ministres së Arsimit Evis Kushi bëhet me dije vendimi. Po ashtu ministrja i kërkon IAL-ve të dërgojnë të gjithë listën e studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

Kujtojmë se ky do të jetë një vit sfidues për të gjithë studentët për shkak të kushteve që ndodhet vendi nga koronavirusi.

Ata do të ulen në auditorë duke respektuar masat e distancimit social si dhe ato të higjienës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme