Dje në Viti një burrë e ka sulmuar fizikisht gruan e tij, viktima ka pësuar lëndime trupore me ç’rast ka pranuar ndihmë mjekësore.
“Viti 05.11.2016-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Express