Policia e Kosovës ka njoftuar se është kërcënuar drejtori i një shkolle në Viti.
Rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 15:15.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovari cili me armë në brez ka hyrë në zyrën e drejtorit të shkollës mashkull kosovar. Njësiti policor ka reaguar menjëherë dhe i ka konfiskuar një pistoletë me 10 copë fishekë”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se me konsultim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.