Viti i ri akademik në UP, nis të hënën

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 14:10 | Nga

Në të gjitha institucionet e larta arsimore publike dhe private në Republikën e Kosovës , të hënën me 2 tetor, fillon viti i ri akademik 2017-2018.

Këtë e ka bërë të ditur Universiteti i Prishtinës përmes një njoftimi.

“Njoftim për fillimin e vitit të ri akademik 2017-2018

Njoftohen të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” se viti i ri akademik 2017-2018 fillon me datë 02 tetor 2017 ( e hënë).

Njëkohësisht, Ju njoftojmë se për studentët e rinj, të gjitha njësitë akademike do të organizojnë ceremoni të mirëseardhjes me rastin e këtij fillim viti.

Rektori i Universiteti te Prishtinës “Hasan Prishtina, prof. dr. Marjan Dema, së bashku me menaxhmentin, mësimdhënësit dhe stafin administrativ ju dëshiron studentëve një vit të mbarë akademik!

Suksese!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme