Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka votuar në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Vitia i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, u bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Sapo e shfrytëzova të drejtën e votës në shkollën “Ali Sokoli”. Është ditë thelbësor për shtetin tonë. Sot vendoset fati i kryeqyteti tonë ndaj secili duhet të marrë pjesë në votim. Bëjnë ftesë të gjithë masivisht të dalin në këto zgjedhje dhe të japim shembull të demokracisë”.